Profili i Kompanisë
Që nga viti 2013, LOCA Albania prezanton produktet e saj inovative të ndërthurura me cilësinë e lartë dhe çmimet konkuruese, në klientët në gjithë Shqipërinë dhe Ballkanin.
Sot, brenda dhe jashtë vendit, kompania LOCA Albania është në pozitë si e vetmja kompani që është në gjendje të ofrojë shërbimin e shitjes dhe mirëmbajtjes teknike më të shpejtë, më ekonomikë, më të sigurt dhe më të shpejtë nëpërmjet pikave të saj dhe stafit të kualifikuar.
LOCA Albania ofron shërbime si projektimi, planifikimi, përzgjedhja e materialeve të përshtatshme dhe të përballueshme, zgjidhja e detajeve teknike dhe kryerja e prodhimit me arkitektin, inxhinierin, specialistët e tjerë të certifikuar e të specializuar të gjithë në fushat e tyre përkatëse.
LOCA Albania ka studiuar tregun dhe ka kuptuar që suksesi vjen nga klientët e kënaqur. Ne dëshirojmë që të shohim klientët tanë të lumtur me përzgjedhjen e produkteve LOCA dhe ti shohim ata në portofolin tanë bashkë me të tjerët.

Vizioni
Ashtu si sot si dhe në të ardhmen, ne synojmë të tejkalojmë dhe të përmirësojmë vazhdimisht pritjet e klientëve tanë kombëtarë dhe ndërkombëtarë.
Ndershmëria, përkushtimi dhe respekti për kohën tuaj janë parimet tona të parevokueshme.
Misioni
Misioni i kompanisë sonë është që të bëhet një lider global në sektorin e saj, i cili u ofron klientëve zgjidhje të shpejta, të përballueshme dhe me cilësi të lartë me kapacitetin e fortë teknik që zotëron dhe duke investuar në dije por dhe në të njëjtën kohë, duke mos sakrifikuar faktorët e shëndetit, sigurisë dhe mjedisit.