Detajet dhe Specifikimet e Tendave Cedrus


Karakteristikat e Përgjithshme
Seria e tendave automatike me motor Cedrus, duke marrë mbështetje nga shtyllat e aluminit të vendosura në pjesën e përparme dhe me ndihmën e pllakave të posaçme dhe të strukturës mbështetëse të çelikut në pjesën e pasme, ofron një mundësi për t’u montuar në sipërfaqe muri ose tavan.
Në shtyllën ballore, profili i ullukut prej alumini, i cili vendoset në një drejtim horizontal në lidhje me tendën, mbledh ujin që rrjedh me përdorimin e pjerrësisë dhe e transferon atë jashtë stukturës përmes kanalit së kullimit të tij të veçantë.
Alternativat e kryqëzimit:
Në thelb, tendat automatike me motor Cedrus mund të prodhohet duke përdorur serinë e profileve “GOLD” dhe “DIAMOND”.
Profilet e serisë DIAMOND kanë kapacitet projektimi duke arritur në gjatësi deri në 12 metra, pra ju mund të gjeni një mundësi të përsosur zgjidhjeje për kërkesat tuaja më të mëdha për mbylljen e ambjentit të jashtëm të biznesit, ose shtëpisë tuaj.
Seria GOLD plotëson kërkesat e matjes së projektimit për ambjente mbulimi deri në 8 metra (ose më pak) në mënyrë të përballueshme nga ana e kostos por pa sakrifikuar cilësinë.
Metoda e përdorimit:
Tenda automatike të modelit Cedrus, ka një dizajn elegant dhe të fortë që ju mund të përdorni shumë mirë në zonat komerciale dhe personale.
Duke marrë parasysh disponueshmërinë e tendes Cedrus që montohet në “mur” ashtu edhe në “tavan” dhe me një nivel të ulët të kostos për metër katror, tendat automatike Cedrus nga LOCA Albania janë një produkt i përballueshëm dhe elegant që do t’i shërbejë ambjentit tuaj për shumë vite.
Tendat Cedrus mund të prodhohen dhe përdoren në mënyrën e një moduli të vetëm ose duke bashkuar më shumë se një modul në drejtimin e dëshiruar, mund të përdoret gjithashtu si një multiplex.
Pjerrësia:
Tendat automatike me motor Cedrus duhet të montohen më një pjerrësi të paktën 6 gradë nga pjesa prapa në pjesen e përparme.
Pjerrësia është faktori kryesor që mundëson rrjedhjen e ujit për të mos akumuluar mbeturina ku, nëpërmjet kanalit të kullimit, të shkarkohet.



Përmasat
Përmasat e nevojshme për prodhimin e tendës Cedrus janë si më poshtë:
A: Gjerësia totale
B: Projeksioni total
C: Lartësia e shtyllave ballore
D: Lartësia e pasme e sistemit

Kufizimet
Kufijtë e matjes së sipërme dhe të poshtme të përcaktuara për prodhimin e tendave automatike me motor Cedrus janë si më poshtë:


Rezistenca Ndaj Erës
Tabela e rezistencës ndaj erës sipas indeksit Beafour është si më poshtë.

Kapaciteti i Rrjedhjes Dhe shkarkimit të Ujit
Për çdo 32 m2 siperfaqe cope PVC modeli i tendave automatike Cedrus kërkon njësinë “1” të leg assy.
SHKARKIMI I NË RAST EMERGJENCE
Për herë të parë në industrinë e tendave automatike me motor, aftësia e “Sharkimit në Rast Emergjence” është unike për tregun shqipëtar. Në rastet të rreshjeve të shumta dhe kur rrezikohet që uji i akumuluar në pjesën e sipërme të tendes të depertojë brenda tendës, eliminohet me sistemin e emergjences së shkarkimit të ujit që të gjitha tendat automatike që prodhon LOCA Albania kanë. Në këtë mënyrë ju mund të rrini të qetë sepse tendat LOCA janë zgjedhja më e sigurt!


Karakteristikat e Copës
LOCA Albania është një partner më kompaninë Sioen, e cila është prodhuesi më i madh dhe me cilësinë më të lartë të copave PVC në botë.
Vetëm LOCA Albania paraqet katalogun e ngjyrave dhe dizenjove më të pasur në Shqipëri dhe Ballkan për t’i përshtatur tendat që prodhon në shijen e çdo klienti.
Ne jemi të sigurt se, ndër alternativave të të ngjyrave të copave të cilat rinovohen çdo vit, do të gjeni ngjyrën dhe dizajnin që ju pëlqen më shumë dhe që i përshtatet më së miri ambjentit tuaj të jetesës ose biznesit.



Opsionet e Ngjyrave Për Aluminin



Motori Elektrik
LOCA Albania është një partner i çertifikuar i markës Somfy, e cila është prodhuesi më i madh të motorëve elektrik në botë.
Somfy, i cili është prodhuesi më i rëndësishëm i motorëve në formë tubi në botë, mundëson që tendat tona të shërbejnë nevojat tuaja për shumë vite pa probleme.
Motorët Somfy dhe dhe telekomandat Somfy Remote Controllers vijnë me një garanci 5 vjeçare.


Ndriçimi LED
Duke marrë parasysh se ndriçimi shton vlerën në vizualitetin e tendave automatike me motor, LOCA Albania paraqet alternativat më të gjëra dhe unike të ndriçimit për shijet tuajat.
ORIGJINA – Pajisjet e ndriçimit që përdoren në produktet tona janë modele LED me konsum të ulët energjie dhe janë miqësore me mjedisin dhe si origjinë kanë Turqinë.
TRIPLE LIGHT – Me “Triple Light”, LOCA Albania ofron mundësinë për të zgjedhur një nga tre intesitetet dhe ngjyrat e ndriçimit që i përshtaten më së miri ambjentit tuaj të jashtëm. Pra ju keni mundësinë të ndryshoni intensitetin e dritave LED me tre shkallzime, të ulët, të mesëm dhe të lartë.
DIM – LOCA Albania gjithashtu ofron me ndriçimin për tendat automatike me motor, dhe mundësinë e dimmerit si standard. Ju nuk do keni nevojë të shpenzoni më shumë para duke instaluar një dimmer të jashtëm.
COLORFUL LIGHT – Në ndriçimin LED “Colorful Light” të tendave tona, LOCA Albania ofron tre ngjyra “White-Yellow-Amber” dhe dhjetëra tone të tjera si “standard” për përdorimin sipas dëshirës. Tashmë ju nuk keni vetëm një mundësi zgjedhje të ndriçimit por disa që mund t’i përshtasni sipas ambjentit tuaj.

