Detajet dhe Specifikimet e Tendave Oliva

oliva-image

LOCA Albania – Seria e Tendave Automatike Oliva

Karakteristikat e Përgjithshme

Oliva është një dizajn elegant dhe i veçantë që shton vlerën në hapësirën tuaj dhe që prodhohet me profile shinash që formohen me kende rreze të ndryshme.

Tendat automatike Oliva duke marrë mbështetje nga shtyllat e aluminit të vendosura në pjesën e përparme të strukturës, në pjesën e pasme, me ndihmën e shtyllave të çelikut me përmasa 100x100x3mm, 100x150x4mm ose 200x200x5mm të vendosura nën strukturën e çelikut dhe që kanë të njëjtin dimension me vetë strukturën horizontale, ai ofron një mundësi për të montuar tendën pa marrë asnjë mbështetje nga një strukturë tjetër si psh. me montim në siperfaqe muri ose tavan.

Në shtyllën ballore, profili i kanalit prej alumini, i cili vendoset në një drejtim horizontal në lidhje me tendën, mbledh ujin që rrjedh me përdorimin e pjerrësisë dhe e transferon atë jashtë stukturës përmes kanalit së kullimit të tij të veçantë.

Alternativat e kryqëzimit:

Në thelb, tendat automatike me motor Cedrus mund të prodhohet duke përdorur serinë e profileve “GOLD” dhe “DIAMOND”.

Seria GOLD plotëson kërkesat e matjes së projektimit për ambjente mbulimi deri në 8 metra (ose më pak) në mënyrë të përballueshme nga ana e kostos por pa sakrifikuar cilësinë.

Profilet e serisë DIAMOND kanë kapacitet projektimi duke arritur në gjatësi deri në 10 metra, pra ju mund të gjeni një mundësi të përsosur zgjidhjeje për kërkesat tuaja më të mëdha për mbylljen e ambjentit të jashtëm të biznesit, ose shtëpisë tuaj.

Metodat e përdorimit:

Sidomos në ato zona të kufizuara ku vendosja e një ose disa shtyllave mbështetëse në pjesën e përparme nuk është e mundur, seria e tendave Oliva është si një zgjidhje unike dhe elegante.

Në modelin Oliva, meqenëse nuk ka kanale për shkarkimin e ujit, kjo bëhet e mundur vetëm nga zinxhirët që do të lidhen pas rrymës apo rënies së lirë të ujit.

Tendat Oliva mund të prodhohen dhe përdoren në mënyrën e një moduli të vetëm ose duke bashkuar më shumë se një modul në drejtimin e dëshiruar, mund të përdoret gjithashtu si një multiplex.

Pjerrësia:

Tendat automatike me motor Oliva duhet të montohen më një pjerrësi të paktën 6 gradë nga pjesa prapa në pjesen e përparme.

Pjerrësia është faktori kryesor që mundëson rrjedhjen e ujit për të mos akumuluar mbeturina ku, nëpërmjet kanalit të kullimit, të shkarkohet.

Përmasat

Përmasat e nevojshme për prodhimin e tendës Oliva janë si më poshtë:

A: Gjerësia totale
B: Projeksioni total
C: Lartësia e shtyllave ballore
D: Lartësia e pasme e sistemit

Kufizimet

Kufijtë e matjes së sipërme dhe të poshtme të përcaktuara për prodhimin e tendave automatike me motor Oliva janë si më poshtë:

Rezistenca Ndaj Erës

Rezistenca ndaj erës për serinë e tendave Oliva-Diamond sipas indeksit Beafour është si më poshtë:

Kapaciteti i Rrjedhjes Dhe Shkarkimit të Ujit

Për çdo 32 m2 siperfaqe cope PVC modeli i tendave automatike Willow kërkon njësinë “1” të leg assy.

SHKARKIMI I NË RAST EMERGJENCE

Për herë të parë në industrinë e tendave automatike me motor, aftësia e “Sharkimit në Rast Emergjence” është unike për tregun shqipëtar. Në rastet të rreshjeve të shumta dhe kur rrezikohet që uji i akumuluar në pjesën e sipërme të tendes të depertojë brenda tendës, eliminohet me sistemin e emergjences së shkarkimit të ujit që të gjitha tendat automatike që prodhon LOCA Albania kanë. Në këtë mënyrë ju mund të rrini të qetë sepse tendat LOCA janë zgjedhja më e sigurt!

Karakteristikat e Copës

LOCA Albania është një partner më kompaninë Sioen, e cila është prodhuesi më i madh dhe me cilësinë më të lartë të copave PVC në botë.

Vetëm LOCA Albania paraqet katalogun e ngjyrave dhe dizenjove më të pasur në Shqipëri dhe Ballkan për t’i përshtatur tendat që prodhon në shijen e çdo klienti.

Ne jemi të sigurt se, ndër alternativave të të ngjyrave të copave të cilat rinovohen çdo vit, do të gjeni ngjyrën dhe dizajnin që ju pëlqen më shumë dhe që i përshtatet më së miri ambjentit tuaj të jetesës ose biznesit.

Opsionet e Ngjyrave Për Aluminin

Motori Elektrik

LOCA Albania është një partner i çertifikuar i markës Somfy, e cila është prodhuesi më i madh të motorëve elektrik në botë.

Somfy, i cili është prodhuesi më i rëndësishëm i motorëve në formë tubi në botë, mundëson që tendat tona të shërbejnë nevojat tuaja për shumë vite pa probleme.

Motorët Somfy dhe dhe telekomandat Somfy Remote Controllers vijnë me një garanci 5 vjeçare.

Ndriçimi LED

Duke marrë parasysh se ndriçimi shton vlerën në vizualitetin e tendave automatike me motor, LOCA Albania paraqet alternativat më të gjëra dhe unike të ndriçimit për shijet tuajat.

ORIGJINA – Pajisjet e ndriçimit që përdoren në produktet tona janë modele LED me konsum të ulët energjie dhe janë miqësore me mjedisin dhe si origjinë kanë Turqinë.

TRIPLE LIGHT – Me “Triple Light”, LOCA Albania ofron mundësinë për të zgjedhur një nga tre intesitetet dhe ngjyrat e ndriçimit që i përshtaten më së miri ambjentit tuaj të jashtëm. Pra ju keni mundësinë të ndryshoni intensitetin e dritave LED me tre shkallzime, të ulët, të mesëm dhe të lartë.

DIM – LOCA Albania gjithashtu ofron me ndriçimin për tendat automatike me motor, dhe mundësinë e dimmerit si standard. Ju nuk do keni nevojë të shpenzoni më shumë para duke instaluar një dimmer të jashtëm.

COLORFUL LIGHT – Në ndriçimin LED “Colorful Light” të tendave tona, LOCA Albania ofron tre ngjyra “White-Yellow-Amber” dhe dhjetëra tone të tjera si “standard” për përdorimin sipas dëshirës. Tashmë ju nuk keni vetëm një mundësi zgjedhje të ndriçimit por disa që mund t’i përshtasni sipas ambjentit tuaj.